Basketbolli bashkon trojet, nuk i shpëton politizimit

Parashikohet një takim ndërinstitucional, Kryeministri shqiptar pritet ta bekojë me ‘logon’ Unike.

Është arritur marrëveshja për krijimin e Ligës Unike në basketboll mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një hap madhor i cili pritet të çertefikohet nesër pasdite në Tiranë teksa 4 skuadra nga Shqiperia dhe po aq nga Kosova, do përbëjnë fashon e parë të ketij kampionati të përbashkët.

Axhenda parashikon (19:00) nesër në Tiranë nënshkrimin zyrtar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit Avni Ponari dhe homologu i tij i Federatës Kosovare të Basketbollit, Arben Fetahu.

Parashikohet të asistojë Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit në Shqipëri, Besa Shahini e Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Vlora Dumoshi.

Sakaq, Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama, me shumë mundësi do të zbulojë logon e Ligës Unike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!