Matuidi, më i miri te Interi…

Inter Miami i Dejvid Bekam, mbeti i pamposhtur në shtëpi gjatë ndeshjes së tij të dytë në ‘Inter Miami CF Stadium’, duke barazuar me Nashville dhe regjistruar rezultatin e dytë të njëpasnjëshëm të pastër në një barazim pa gola.

Pas një vonese për shkak të motit të keq, gjithëçka vajti mirë për vendasit që po përpiqen të pasurohet me kampionë nga europa.

Kësisoji, Blaise Matuidi kampioni i Botës me Francën, që në debutim, hyri në zemrat e tifozëve të Inter Miami.

Në barazimin në shtëpi kundër Nashville, mesfushori francez qëndroi në fushë për 79 minuta dhe performanca e tij ishte një festë: mbështetësit e votuan atë lojtarin më të mirë të ndeshjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!