Formula 1 njeh kampionë të rinj, Ferrari skandal në Monza

Piloti 25 vjeçar francez i Alpha Tauri, Pjerr Gasli i jashtëzakoshmëm në Monza. Triumfi i parë në karrierë.

Sinqerisht, është e pabesueshme. Nuk jam i sigurt nëse po arrij ta kuptoj atë që ka ndodhur, ishte realisht një garë e çmendur”-tha piloti francez pas gares

Pjerr Gasli triumfon për herë të parë në Formula 1. Francezi pret vijën e finishit në Monza pas një gare të çmendur nga fillimi e deri në fund. Numri ’10’ -të, u nis i dhjeti duke mbyllur i pari. Pas tij spanjolli Karlo Sainz për të lënë pas në podium kanadezin Lens Stroll.

Gara ka nisur në mënyrë të shëmtuar për Ferrarin. Për shkak të mungesës së frenave, Fetel fillimisht lë garen ndërsa pas 27 xhirosh është monegazi Sharl Leklerk ai që kryen një përplajse të frikshme me murin e gomtë.

Asgjë serioze për pilotin francez, ndërsa lideri Hamilton i deritanishëm, penalizohet me 10 sekonda për një manovër të gabuar. Kjo masë i kushton britanikut, i cili pas rifillimit në xhiron e dytë, kryen dënimin në bokse por më pas vendoset në vend të fundit.

Megjithë garen spektakolare, Luis Hamilton me pikën e fituesit për xhiron më të shpejtë, në fund renditet në vend të 7-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!