Hamilton rekord në pisten e Monzës, ‘Pol Position…’

Ferrari zhgënjyes edhe në Monza duke vërtetuar se ky sezon i kokëkuqes, është dështim total. Leklerk i 13-ti, Fetel i 17-ti

Nesër, Hamilton i pari, pas tij Botas dhe i treti piloti i ardhëshëm i Ferrarit spanjolli Sainz me MekLaren.

Sebatstian Fetel eleminohet në sesionin e parë të provave zyrtare ndërsa të njëjtën gjë bën dhe Sharls Leklerk në sesionin e dytë. Binoto nën akuzë në Monza.

Paraqitja e Ferrarit sikundër përgjatë gjithë këtij sezoni, skandaloze. Në sesionin e parë rekord piste për Luis Hamilton por në të dytin Valteri Botas e thyen shpjet rekordin e anglezit….

Gjithëçka mbetet për në sesionin e tretë. Kampioni i botës në fuqi me makinën numër 44 të Mercedes sërish thyen rekordin e pistes së Monzës me 1:18.887. E treta brenda ditës. Garat zyrtare për Çmimin e Madh nesër në 15:00 në Monza.

Nisja:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!