Rodriguez-Ançeloti, takimi i tretë te Everton

Hames Rodriguez është fotografuar, kur ka mbërritur në Everton, për testet mjekësore. 29-vjeçari do të bashkohet me ekipin e Karlo Ançelotit me një marrëveshje tre-vjeçare nga Real Madrid.

Besohet, se klubi madriden ka pranuar një tarifë prej 22 milionë paund për sulmuesin kolumbian. Rodrigues do t’i nënshtrohet testeve mjekësore përpara se Everton të zyrtarizojë lëvizjen. Ylli kolumbian do të bashkohet me Karlo Ançelotin për herë të tretë në karrierën e tij.

Trajneri italian e mori Rodriguezin te Real Madrid nga Monako më 2014, pas shkëlqimit të tij në Kupën e Botës. Në vitin 2017, çifti u takua përsëri te Bayern Mynih, gjatë periudhës së huazimit të kolumbianit.

Madridi ka qenë i vendosur për ta larguar Rodriguezin këtë verë pasi, ai bëri vetëm 14 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar me Realin. Në LaLiga, ai shënoi vetëm një gol dhe një asistim në tetë paraqitje.

Tekniku Karlo Ançeloti ka nisur misionin për të forcuar skuadrën e tij, pasi Evertoni përfundoi i 12-ti në Premier League sezonin e kaluar. Kolumbiani Hames Rodriguez është një nga të përzgjedhurit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!