Sebajos mbetet te Arsenal

Arsenali zyrtarizoi huazimin e ri të mesfushorit spanjoll Dani Sebajos nga Real Madrid. Megjithëse u duk se Zidan do mirëpriste futbolistin për të cilin nuk ka pikë respekti, sërish palët kanë mbetur në të njëjtat llogore. taleni spanjoll do të qëndrojë edhe një vit ‘topçi’

Në këtë drejtim përfton skuadra e Mikel Artetës

Lidhur me këtë lëvizje të re trajneri londinez tha: “Dani ishte një pjesë integrale e ekipit tonë sezonin e kaluar dhe përfundoi në një formë të shkëlqyeshme.

Unë e dua pasionin dhe përkushtimin që ai vendos në fushë, është një lojtar me cilësi të shkëlqyeshme. Ne të gjithë jemi të kënaqur dhe e mirëpresim përsëri. Mezi presim ta shohim duke u ngritur atje ku u ndal ”, deklaroi Arteta duke lënë të kuptohet se me Sebajos në grup, do të arrihen të tjerë trofe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!