Gjermania, “pa portier” kundër Spanjës…

Të enjten, pas një pauze prej gati 10 muajsh, Gjermania do të përballet ndaj Spanjës për Nations League. Trajneri Joakim Lëv, një ditë para ndeshjes, në konferencën për shtyp, është përpjekur t’i fshehë shqetësimet e skuadrës së tij, ku do të ketë mjaft emra të rinj.

Lëv në ndeshjen kundër Spanjës, planifikuar për t’u zhvilluar nesër, në “Mercedes Benz Arena” të Shtutgardit, në orën 20:45, duhet të bëjë pa dyshen më të mirë të portierëve në botë.

Manuel Nojer (34) ka marrë mori leje për të pushuar, pasi fitoi Ligën e Kampionëve me Bayern. Zëvëndësuesi i tij Mark-André ter Stegen (28) që luan me Barcelonën, mungon për shkak të një operacioni në gjurin e tij të djathtë.

Kësisoj porta e Gjermanisë kundër Spanjës, do të mbrohet Kevin Trap (30). Kjo është zyrtarizuar nga Lëv. Për portierin e Eintraht Frankfurt, kjo do të jetë ndeshja e katërt me kombëtaren e Gjermanisë. Për here të fundit, Trap ka luajtur kundër Brazilit (0-1), më 27 mars 2018.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!