Kosova nis aventurën e Nations në ‘Tardini’

Kosova ende nuk ka mbyllur llogaritë me Nations League të edicionit të shkuar.Liga C grupi 3,’aksioni i ri’.
Kosova merr rrugën për në Parma teksa në ‘Tardini’ do të luaj ditën e nesërme ndaj Moldavisë në sesionin e ri të Ligës së Kombeve.
Në fakt në listëne Shaland këtë herë ka disa mungesa të rëndësishme por kjo duket e parëndësishme për një skuadër përfaqësuese e cila prej disa vitëve është e mbushur me talente.
“Dardanët” përpara se të niseshin drejt vendit fqinj dje kaluan kufirin dhe në Kukës, kryen në labaratorin e liçensuar analizat paraprake për COVID-19. Përgjigjet të gjitha në favor të shëndetit të futbolistëve. Mbetet se si skuadra do të imponohet në fushë ndaj Moldavëve ku natyrisht objektivi i vetëm është fitorja.
Njoftimi i FFK:
‘Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin dhe mediat se gjatë ditës së djeshme futbollistët dhe stafi i Kombëtares, por edhe zyrtarët e FFK-së që do të udhëtojnë në Itali i kanë kryer testet PCR në laboratorin e licencuar të UEFA-s dhe fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativ në Covid-19.’