750 milionë, gati kontrata e Mesit për te Siti!

Mesi-Barcelona, “telenovela” më e ndjekur e gushtit. Jo vetëm në Spanjë, por në mbarë globin. Skenarë të ndryshëm shfaqen njeri pas tjetrit, të cilët duhen komplimentuar për fantazinë dhe gjetjet.

Zbulohet më së fundmi. Kontratë 5-vjeçare, tre te Mançester Siti dhe dy te Nju Jork Siti! 100 milionë euro në vit midis pagës dhe taksave. Shuma totale? 750 milionë!

Kjo sepse 250 milionë të tjera shtesë do të vinë, sipas gazetës spanjole “Sporti”, nga një bonus transferimi që lojtari do të marri kur ai të bashkohet me skuadrën amerikane, në mënyrë që të shmanget pesha e “Fair-play Financiar”.

Këto janë numrat që do ta bëjnë Leo Mesin të nënshkruajë kontratën me Mançester Sitin dhe ylli argjentinas të luajë që këtë sezon në Premier League.

Pas kësaj, gjithmonë sipas “Sportit”, edhe mund të shtohen shifrat financiarë, çka do ta sillnin Mesin edhe më afër ishullit britanik. Trajneri Pep Guardiola është në Barcelonë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!