Kroati Rakitiç, “i dashuruar” pas Seviljes…
● Sevilja dhe Barcelona bien dakord për transferimin kroatin për rreth 8 milionë euro. Ai do të nënshkruajë për tri sezone me ish-skuadrën e tij.
Sevilja është shumë afër zyrtarizimit të rikthimit të Ivan Rakitiç. Interesimi i ekipit anduluzian për futbollistin kroat, ka gjetur një kontekst të favorshëm javët e fundit, pasi ai nuk llogaritet nga Ronald Koeman në projektin e ardhshëm të Barças.
Kështu, që të dy klubet kërkuan një mirëkuptim dhe kjo vjen përmes një transferimi të afërsisht 8 milionë eurove. Transferimi mund të njoftohet në orët e ardhshme, pasi pak ditë më parë negociatat me lojtarin ishin në tryezë. Përkundër gjithçkaje, kroati provat e duhura i ka kryen dje.
Rakitiç ka luajtur 149 ndeshje për Seviljen, para se të nisej për në Barcelonë më 2014. Vetë futbollisti ka treguar interesin e tij për t’u kthyer në qytetin e Seviljes dhe për të vazhduar karrierën e tij atje, diçka që ishte prishur muaj më parë, pasi kontratën e tij skadonte në vitin 2021.
Rikthimi i kroatit Ivan Rakitiç te Sevilja, do të jetë nënshkrimi i tretë pas Susos dhe Arskar Rodríguezit në radhët e skuadrës andaluze. Palët duken “të dënuara” ta kuptojnë njëra-tjetrën…