Barcelona në kaos, Mesi nuk paraqitet për analiza

Barcelona është e vendosur për të mos negociuar lidhur me largimin e Lionel Mesit përpara se t’i skadojë kontrata e tij vitin e ardhshëm.

‘Lufta’ mes tij dhe klubit vijon. Bartomeu, kreu “blaugrana” ka deklaruar se pranon të ulet me Mesin apo babain e tij, vetëm për të ripërtërirë kontratën për herë të dhjetë.

Nga ana tjetër, argjentinasi ka deklaruar se nuk ka ndërmend të ndjekë axhendën e klubit, duke forcuar bindjen se 33-vjeçari e ka ndarë mendjen për të braktisur që këtë edicion Barcelonën.

Ndërkaq, Lionel Mesi nuk u paraqit sot për provën e tij PCR, në përpjekje për t’i shkruar largimit deri në fund.

…shtypi spanjoll sot në faqe të parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!