Mesi-Bartomeu, lojtari refuzon axhendën e klubit…

Leo Mesi në betejë të ashpër me klubin. Siç raportohet orët e fundit nga Spanja, argjentinasi ka njoftuar klubin se nuk do të marrë pjesë nesër në testet e PCR.

Në fakt Barcelona ka thirrur futbollistët në kontratë t’i nënshtrohen testeve PCR dhe të jenë në gjendje të fillojnë sezonin tri javë nga starti i edicionit të ri në La Liga.

Mesi nuk denjon. duke forcuar zerat për largimin përfundimtar nga Barcelona me të cilën fitoi trofe e lavdi për 17 vite. Ky vendim duket zyrtar dhe është marrë nga Mesi.

Argjentinasi 6 herë fitues i ‘Topit të Artë’ ka mësuar se Bartomeu nuk ka pranuar të bisedojë me lojtarin për negociatat në dalje të ‘pleshtit’. Revolta e Mesit duket me këtë vendim të fundit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!