Mesin e ftojnë në Paris, Siti pranë gjeniut…

Di Maria dhe Nejmar ftojnë Mesin te PSG. Babai: ‘Është pranë Sitit’

Nëse Mançester Siti nuk ka lëvizur me të vërtetë për sherbimet e Mesit, kandidati tjetër i mundshëm që po fillon të interesohet seriozisht për këtë çështje është PSG.

Horge Mesi, babai i Lionelit, referuar mediave franceze, ka folur me drejtorin sportiv të Paris SG, Leonardo ndërsa e siguroi, se përparësia e djalit të tij do të ishte bashkimi me Mançester Sitin.

Nga ana tjetër Mesi ka miq të ngushtë te PSG, duke filluar me Angel Di Maria, bashkëpunëtor i gjatë në Argjentinë, dhe Neymar bashkëpunëtori i tij i madh në të shkuarën te Barça. Ata i kanë bërë ftesë t’ju bashkohet në Paris.

Sipas ‘Le Parisien’, të tre lojtarët Mesi, Di Maria dhe Nejmar kanë folur për mundësinë e bashkimit te Parisi.

Ndërkaq, të mëdhatë sportive theksojnë se vetëm Siti, Junatid dhe PSG, kanë limite financiare që mund të marrin sherbimet e ‘pleshtit’ 33 vjeçar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!