Barcelona, Koeman rikthen Albert Rocan…

Barcelona, në projektin e ri të Koeman, ka zyrtarizuar përfshirjen e Albert Roca në stafin e tij teknik. Ai do të jetë përgjegjës për përgatitjen fizike të skuadrës katalane.

Roca nuk është i huaj për tifozët, pasi ai ishte në këtë detyrë edhe në kohën kur Frenk Rajkard ishte në krye të Barcelonës. Nga 2003 deri në 2008, Roca ka punuar me holandezin për përgatitjen fizike të skuadrës. Pas lamtumirës së Rajkard, ai e shoqëroi atë te Gallatasaraji dhe më vonë në Arabinë Saudite, ku kaloi dy vjet.

Më vonë, ai vendosi të fluturojë i vetëm dhe të provojë aventurën si trajner, ku nuk shkëlqeu. Albert Roca rikthehet te Barcelona, si përgjegjës i përgatitjes fizike, një komponent që vitet e fundit është kritikuar mjaft te skuadra katalane.

Albert Roca bashkohet me stafin e Ronald Koeman, i cili tani për tani ka dy fytyra të tjera të reja: trajnerin e dytë, Alfred Shreuder dhe të tretin, Henrik Larson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!