Koeman, fillon “projektin” me 16 mungesa…

Barcelona ka zyrtarizuar të shtunën listën e lojtarëve, të cilët nuk do të fillojnë stërvitjen me Ronald Koeman të hënën, pasi ata janë thirrur me skuadrat e tyre kombëtare për ndeshjet e nations League.

Një listë e përbërë nga 14 futbollistë, e cila mund të konsiderohet edhe e vogël. Lojtarët e Amerikës së Jugut nuk udhëtojnë, pasi angazhimet e tyre janë anuluar për shkak të koronavirusit.

As mesfushori Ivan Rakitiç, i cili ka mbetur jashtë nga lista e Kroacisë; portieri Mar Andre Ter Stegen, i cili nuk është thirrur nga Gjermania, pasi është operuar në gjurin e djathtë dhe as mesfushori boshnjak, Miralem Pjaniç, i cili është mbyllur në shtëpinë e tij nga koronavirus.

Kështu, Koeman do të ketë gjithsej 16 “viktima” në javën e tij të parë te Barcelona: 14 ndërkombëtarë, plus Pjaniç dhe Ter Stegen. Numri i “viktimave” të stafit mund të jetë deri në 18, në varësi të statusit të Zhan Klair Todibo dhe Samuel Umtiti, të dy në karantinë, pasi ishin positive me Covid-19.

Lista e plotë e lojtarëve ndërkombëtarë është si më poshtë: Serxhio Buskets dhe Ansu Fati (Spanjë), Klement Lenglet dhe Antoine Griezman (Francë), Francisko Trinkao dhe Semedo (Portugali), Frenkie De Jong (Holandë), Martin Brajtuajt (Danimarkë), Çarles Alej, Riki Puig, Pedri, Injaki Penja dhe Juan Miranda (Spanja U-21) dhe në fund sulmuesi Rey Manaj (Shqipëri).

Siç njoftoi “AS”, kjo është pengesa e parë serioze, që Koeman do të duhet të përballet në fazën e tij të re te Barcelona, ​​pasi duhet ta fillojë projektin e tij me gjysmën e skuadrës. Të gjithë këta lojtarë do të qëndrojnë jashtë për një javë, kështu që ata nuk do të bashkohen përsëri të paktën më 7 shtator.

Saktësisht në javën LaLiga do të hapë perden, megjithëse Barcelona ka avantazhin, së bashku me Seviljen dhe Atletiko Madrid, do të kenë edhe disa kohë për të punuar së bashku. Ato do t’i bashkohen LaLigas në ditën e tretë, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në “play-off”-in e Champions League në Lisbonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!