Kukësi e di rrugën, kalon në turin e dytë…

Europa League, turi i parë: Kukësi-Slavia Sofja 2-1 (Eze 56′ (p), Kuper 85′ / Krasev 81′)

Kukësi fiton jo pa vështirësi 2-1 ndaj Slavian Sofjes në ‘Air Albania Stadium’. Me Skënder Gegën, për herë të parë në stolin e verilindorëve, skuadra kuksiane ka arritur objektivin primar, atë të kalimit në turin tjetër.

Inisiativa në kahun e Kukësit, gjatë 45 minutave të para. Edhe pse në ndonjë rast miqtë afrohen rrezikshëm, golat, ata që vlejnë në futboll e sidomos në takime si këto, erdhën në fraksionin e dytë. Gega ka ‘lexuar’ situatën dhe i gëzohet lëvizjeve që bëri në pjesën e dytë, teksa në fund Kuper shënoi edhe golin e fitores.

Në këtë mënyrë Kukësi i bashkohet skuadrave të tjera shqiptare, që realizuan objektivin e madh, kualifikimin për në 17 shtator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!