Laçi triumfon në Azerbajxhan me një ‘Sherr’


Bardhezinjtë, skuadra në udhëtim, kualifikohet me penallti në Bakunë e largët. Alen Sherri pret penalltinë e fundit.

Europa League, turi i parë: Keshla-Laçi 0-0 (4-5 p)

Kualifikimit historik të skuadrave shqiptare në këtë mbrëmje të bekuar sportive, iu bashkua edhe Laçi i Kurbinit.

Formacioni bardhezi, i drejtuar nga Cungu-Hima-Shtama, ngre kokë në Baku të Azerbajxhanit, duke kaluar me penallti Keshlan vendase.

E ka nisur mjaft mirë lojën skuadra e presidentit Pashk Laska. Vetëm dy nga afrimet e verës në formacion: Alen Sherri në portë dhe Lukas Ramos në mesfushë.

I pari, Sherri në kuadrat, i del për ‘hajër’ Cungut, ndërsa i dyti e futi në telashe, teksa pas minutës së 72-të, ndërsa shifrat ishin 0-0 dhe Laçi kishte kontrollin, mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën në vështirësi.

Kthyer të sfida, kurbinasit duket se e kanë gjithë lojën te krahu i majtë, aty ku Xhixha në formë optimale kërcënon e hedh topa të shumtë në drejtim të Nuabuezes apo Tekos nga thellësia e linjës tjetër.

Në kahun tjetër, vendasit duket se e kanë të vështirë të merren me Albion Markun, ndër më të dalluarit e sotëm në kahun e djathtë, që së bashku me portierin Sherri, shkëlqyen. Krijohen një mori rastesh dhe braziliani Teko, protagonist kryesor për të humbur mundësitë e krijuara.

Në fund, kur Ramos la skuadrën me dhjetë futbollistë, skuadra u pa në vështirësi. Në skenë ngjitet blerja më e goditur e verës te Laçi, Alen Sherri, që ndal disa topa gol. Vuajtjet shtohen sidomos në shtesën e parë.

Thuajse e gjithë skuadra e lodhur. Në fund të kohës së dytë shtesë, raportet e lojtarëve në fushë balancohen, ndërsa pa asnjë gol në 120 minuta, shkohet te penalltitë.

Nuabueze, Lushkja, D.Rapo, Mazrekaj dhe Ignjatoviç, goditën mjeshtërisht e shënuan penalltitë e tyre, ndërsa për Keshla humbi penalltinë Qyrtymov, kur Alen Sherri në penalltinë e pestë u hodh drejt biletës kualifikueseK

Keshla: Namashko, Qartimov, Bojoviç, Alijev, Salahli, Kamara, Klots, Hajijev, Isgandarli, Artur, Mfutila.
Trajner: Junis Husejnov

Laçi: Sherri,Albion Marku, Ignjatoviç, A.Selmani, Turkaj, Deliu (99′ D.Rapo), Ramos, Lushkja, Teko (120’+2′ Mazrekaj), Xhixha (105′ K. Rapo), Nuabueze.
Trajner: Armando Cungu

Video-festë:

Festa në fushë…

Festa në autobuz…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!