Tekniku e projekton titullar, Grizman sheh përpara…

Në Barcelonë kanë nisur protestat ndaj Bartomeut lidhur me përgjegjësinë që ka kreu i klubit katalanas nëse vjen zyrtarizimi i largimit të gjeniut Lionel Mesi.

Me largimin e Lionel Mesit, Antoine Grizman është i destinuar të ketë një rol protagonisti te Barça e re e Ronald Koeman.

Sipas L’Equipe, në diskutimin midis francezit dhe trajnerit Koeman ditët e fundit, ish-lojtari i Atletikos në La Liga, është disktuar gjërë e gjatë pozicioni i ri i futbollistit që me Valverden e Setien, u pa disi i tërhequr në fushë ose në pankinë.

Grizman, sipas medias franceze, do të lërë numrin 17-të për të rikuperuar numrin e tij të zakonshëm, që është 7. Me gjasa edhe te grupi i futbollistëve te blaugranët ka nga ata që i gëzohen faktit të largimit të Mesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!