Leiçester, me “Këpucë artin” deri më 2023…

Sulmuesi i Leiçester Sitit, Xhemi Vardi ka rënë dakord për një marrëveshje të re, që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2023. Marrëveshja aktuale e 33-vjeçarit në “King Power Stadium” duhej të skadonte brenda dy viteve të ardhshëm.

“Eshtë një ndjenjë e veçantë të vazhdoj të aktivizohem me Leiçester Siti,” tha Vardi. “Më pëlqen të luaj para tifozëve tanë në “King Power Stadium” dhe jam i lumtur që vazhdoj këtë udhëtim, në një moment kaq të mrekullueshëm për klubin.”

Sulmuesi Vardi është shpërblyer me një zgjatje një-vjeçare, pasi sezonin e kaluar ishte shënuesi më i mirë i Premier League, me 23 gola. Ai ka luajtur një rol kryesor te Leiçesteri, kur fitoi titullin kampion në sezonin 2015-16, duke shënuar 24 gola atë sezon.

Në qershor Vardi arriti një moment historik në karrierën, duke shënuar golin e tij të 100-të në Premier League, duke u bërë edhe lojtari i 29-të që e kalon këtë prag. Ish-sulmuesi i Halifaksit, ka shënuar 130 gola në 310 ndeshje në tetë vitet e tij te Leiçester.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!