Husejnov: ‘Laçi i fortë por fitojmë ne’

Trajneri i Keshlas, Junis Husejnov foli me bindje se skuadra e tij do të kalojë Laçin Në konferencë për shtyp tekniku që ka pak ditë me skuadrën, tha: “Unë besoj se nesër do të performojmë mirë dhe të fitojmë”.

Keshla – Laçi në raundin e parë kualifikues të Europa League? “Ne jemi përgatitur seriozisht për këtë takim si grup. Fitimi i raundit të parë është një stimul i mirë për ne. Besoj se do të performojmë mirë nesër dhe do të fitojmë. Futbollistët tanë ma dhanë këtë besim.

Kemi analizuar kundërshtarin dhe e dimë që Laçi është një ekip i fortë. Shahrukh Gadoyev u lëndua në ndeshjen e fundit, por lojtarët e tjerë të dëmtuar Javid Imamverdiyev dhe John Kamara , janë rikthyer në radhët tona,-tha ndër të tjera tekniku i Keshlas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!