Gega paralajmëron kundërshtarin, fiton Kukësi

Kukësi- Slavia e Sofjes nesër në 20:00 në ‘Air Albania Stadium’. Skënder Gega do të debutojë në Europë me Kukësin e tij për herë të parë ndaj duket se emocionet kanë nisur ta pushtojnë. Edhe pse nga natyra shfaqet gjithnjë i ftohtë e i sigurtë. Beson në grupin që ka dhe mendon kalimin e turit.

Shpjegon në konferencë punën e kryer dhe tregon se njeh historinë e kundërshtarit. “Formacionin e deklaroj nesër”– thotë tekniku.

Është e vërtetë që është ndeshja e parë në pankinën e Kukësit, e kam pritur me entuziazëm. Gjatë kësaj periudhe jemi munduar të konsolidohemi dhe të shkrijmë idetë e mia por dhe të ekipit me njëri tjetrin. Jam optimist se kam marrë një ekip me shumë kualitet. Gjërat kanë shkuar mirë deri tani dhe shpresojmë ta fillojmë me këmbë të mbarë.

Është normale që kur punoën edhe beson te objektivat, edhe pse përballesh me klube të ndryshme. E njohim historinë e ekipit bullgar dhe është për t’u respektuar. Për fat luajmë në fushën tonë, do të ndjehet fryma e kësaj përballje dhe do të bëjmë më të mirën, është ndeshje e hapur, e luftuar, por jam optimist që do të japim 100%, kjo është e rëndësishme.

Formacionin do ta vendosim nesër, deri në momentin e fundit gjërat mund të ndryshojnë, lojtarët e rinj gjatë këssj kohe do të adaptohen, lojtarë që nëse do të jenë 100%, do të jenë ndihmë për ekipin dhe urojmë të shfaqin atë që kemi besim se dinë të bëjnë.

Ndeshjet teke, me pak fat gjërat funksionojnë mirë. Si rasti i Tiranës në Gjeorgji, Nga ana tjetër në një ndeshje të jashtëzakionshme dje nuk kishte fat.

Presidenti Gjici është person që ido sfidat, ka kërkesat e tij. Është noramle, është njeriu që ka investuar në 10-vjeçarin e fundit ka sjellë diçka të re. Secili ka mënyrën e tij të punës, unë jam teknik, ai është drejtuesi e investitori.

Et’hemi? Arsyeja e një trajneri që shkon në një ekip është kualiteti, përtej projektit, investimit e interesit financiar. Trajnerët e lojtarët ikin e vijnë se kanë interesat e qëllimet e tyre. Ai ka qenë një nga pikat kryesore të kualitetit të Kukësit, ai ka qenë në listën time, ka qenë një nga pikat e forta. Por pastaj kontratat janë mardhëniet e klubit me lojtarin.

Nuk e kam ditur, nuk kam pasur idenë se çfarë situatash ka me klubin. Jam lajmëruar nga klubi pas largimit, më kanë njoftuar që Et’hemi do kthehet, nuk u realizua, ndjej keqeardhje. E vlerësoj edhe si futbollit, por kam dëgjuar që ka qenë edhe person pozitiv

Jam i fokusuar te kjo ndeshje 100%, do të shohim çfarë mund të bëhet më mirë. Nëse nuk jemi absolut në të gjitha repartet, kemi nevojë e do punojmë e shohim çdo ditë. Të mbarojmë këtë ndeshje e me klubin do të shohim ku do të ndërhyjmë.

Unë kam qenë rival me Tiranën brenda fushës, dhe pse jashtë edhe shokët e dashamirësit i kam nga Tirana. Bëhet fjalë për një ekip shqiptar që luan në Champions, aq më tepër me një ekip fqinj, në asnjë mënyrë nuk do mbështesja ekip tjetër. Jo vetëm unë, por i gjithë ekipi ishte me Tiranën, Ndjej keqardhje se dominuan në lojë, por parandaj futbolli është interesant. Pjesa më e madhe shohin Transfermarkt e shohin histori pa filluar loja. Por loja tregoi që Tirana e meritonte fitoren, me vjen mirë që arritën deri këtu dhe bënë më së miri”– përmblodhi Skënder gega.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!