U kthye nga Karaibet, 14 ditë në karantinë!

Sulmuesi Herri Kein nuk ka qenë në gjendje të bashkohet me skuadrën e Totenhemit, e cila ka kohë që ka nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Kapiteni i Anglisë ishte me pushime në një ishull të Karaibeve, i cili u shtua në listën e vendeve që duhet t’i nënshtrohen karantinimit, sapo shkel në Mbretërinë e Bashkuar.

Kështu ai është izoluar në shtëpi bashkë me gruan e tij, Kati Gudland dhe dy fëmijë e tyre. Kein duhet të qëndrojë i mbyllur për 14 ditë, por pritet të kthehet në qendrën e trajnimit të “Hotspur Way” javën e ardhshme.

Sulmuesi 27-vjeçar nuk ka ndonjë problem dhe shpresohet të jetë gati për ndeshjen hapëse të Premier League, ndaj Everton më 12 shtator. Madje ai pritet edhe për takimet e Anglisë kundër Islandës dhe Danimarkës për Ligën e Kombeve javën e ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!