Çelsi, bisedime me brazilianin Tiago Silva…

● Ish-kapiteni i Brazilit do të largohet nga Paris SG pas finales së Champions League.Qendërmbrojtësit Silva i është ofruar edhe marrëveshje dy-vjeçare nga Fiorentina.

Çelsi po mendon të nënshkruajë një kontratë me mbrojtësin brazilian Tiago Silvan, i cili do të marrë një vendim për të ardhmen e tij, pasi Paris SG të përballet të dielën me Bayern Mynih në finalen e Champions League.

Trajneri i bluve të Londrës, Frank Lampard është në gjueti për të përforcuar mbrojtjen dhe i ka ofruar mundësinë të nënshkruajë Silvas, kontrata e të cilit me Paris SG ka përfunduar. Ish-qendërmbrojtësi i Milanit ka zhvilluar bisedime për një marrëveshje me Çelsin, të cilët po peshojnë, nëse përvoja e gjerë e 35-vjeçarit do të përmirësonte lojën mbrojtëse të skuadrës londineze.

Tiago Silva, ish-kapiteni i Brazilit në Botërorin 2014, ka interes edhe për diku tjetër. Fiorentina i ka ofruar atij një marrëveshje dy-vjeçare. Ndërkohë te Çelsi ekziston mendimi nëse Silva, i cili mbush 36 vjeç muajin tjetër, do të jetë në gjendje të përballojë ritmin dhe intensitetin e Premier League në moshën e tij.

Megjithatë, propozimi është me interes për Çelsin, i cili pësoi 54 gola në Premier League, pavarësisht se përfundoi në vend të katërt sezonin e kaluar. Silva, i cili u bashkua me Paris SG, pasi u largua nga Milani më 2012, është një nga mbrojtësit më të mirë të brezit të tij dhe ka luajtur një rol kryesor në klubin francez, që ka arritur finalen e tij të parë në Champions League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!