Historike: Specia për herë të parë në Seria A

Ekipi i Specias nga Liguria, thyen Frosinonen e Nestës.

Specia është skuadra e tretë e Serisë B, që ngjtet në A. Në finalen e dyfishtë me Frosinonen e Alesandro Nestës, ekipi nga Liguria ia del për herë të parë në historinë 114-vjeçare të ngjitet në elitën e futbollit italian.

Takimi i parë luajtur në fushën e Frosinones u mbyll 0-1, ndërsa mbrëmë rezultati u përsërit, duke dhënë shifrat 1-1 në dy ndeshje.

Megjithatë, ata që festuan ishin djemtë e teknikut Vinçenco Italianos, të cilët falë vendosjes më të mirë në fund të renditjes sezonale në Seria B, merituan ngjitjen.

Pas 38 raundeve, Specia ishte e treta me 61 pikë, ndërsa Frosinone hyri në “play-off” nga vendi e tetë me 54 pikë.

Më herët, Benevento dhe Krotone fituan një vend për në Serie A, ndërsa SPAL, Breshia dhe Leçe u rrëzuan nga Seria A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!