Teuta fiton, Kukësi “frikë” nga Covid-19…

● Miqësore: Teuta-Vllaznia 1-0 (Isufi 56′ (a), Kukësi-Kastrioti anuluar

Teuta ka fituar 1-0 ndaj Vllaznisë, në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Ismail Xhemali” të qytetit të Pukës, ku skuadra durrsake është duke u përgatitur për ndeshjen e 27 gushtit ndaj izraelitëve të Beitar Jeruzalemit, për turin e parë të Europa League.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0, por në fraksionin e dytë të ndeshjes, autogoli i shënuar nga Isufi në minutën e 56-të, i ka siguruar fitoren skuadrës së trajnerit Edi Martini, i cili ka patur rastin të kontrollojë përgatitjet e futbollistëve të tij.

Kjo miqësore, ishte debutuese për trajnerin gjerman Tomas Brdariç në krye të stolit të Vllaznisë, i cili ka marrë përsipër të do të drejtojë kuqeblutë shkodranë në sezonin e ri.

Ndërkohë, miqësorja midis Kukësit dhe Kastriotit, e planikuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, është anuluar me kërkesë të drejtuesve të skuadrës verilindore, e cila kërkon të ruhet dhe shmangë kontaktet nga frika e ndonjë infeksioni me Covid-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!