Laçi stërvitet në Pezë, rikthehet Hima

“Ndërpremë bashkëpunimin. Jam krenar për punën dhe arritjet në këto 3 vite e gjysmë te Laçi. I falenderoj të gjithë nga presidenti Laska, deri te anëtari më i thjeshtë në klub. Jam ndier i vlerësuar. Një falenderim i madh për tifozët. Laçi ka qenë dhe do të mbetet në zemër. Nga sot i uroj suksese klubit”.

Kjo ishte deklarata e ndihmësit të Armand Cungut te Laçi pak ditë më parë. Por Klevis Hima duhet të rishohë vendimin pasi presidenti klubit Laska, nuk ka miratuar dorëheqjen.

Me kushte optimale në kontratë dhe eksperiencë pozitive mes palëve, Hima nuk ka refuzuar bashkëpunimin edhe për edicionin e ri që sipas tij nis nga ndeshja e 27 gushtit me Keshlan në turin eliminator të Europa League.

Kështu, Laçi i Pashk Laskës, pasi ka afruar një portier klasi si Alen Sherri por dhe disa futbollistë me emër si Renato Malota, Mentor Mazrekaj, Dorian Kërçiku, rikthen në pozicionin e mëparshëm edhe Himën zv/trajner.

Ndërkaq pas fitores me Apoloninë 1-0, skuadra e Cungut do vijojë të stërvitet në Pezë-Helmës. Arsyeja duket se lidhet me tapetin artificial. Në Baku, Keshla luan në impiant me bar sintetik. Bardhezinjtë sot janë lënë pushim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!