Shtohen “kuqeblutë” në radhët e Vllaznisë…

Janë shtuar radhët e futbollistëve në skuadrën e Vllaznisë. Me kuqeblutë shkodranë është bashkuar portieri Bojan Zogoviç, mbrojtësi Enes Isufi, që rikthehet në qytetin e tij të lindjes, ndërkohë që kanë rinovuar edhe dy lojtarë të rëndësishëm si, Behar Ramadani e Florind Bardulla.

“Katër futbollistë i janë shtuar sot zyrtarisht ekipit të Vllaznisë. Drejtuesit e klubit kanë firmosur kontratat me portierin Bojan Zogoviç dhe mbrojtësin Enes Isufi ndërkohë që kanë rinovuar kontratat me futbollistët Behar Ramadani e Florind Bardulla.

Të katër këta futbollistë janë vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik dhe kësisoj puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri vazhdon,”- thuhet në njoftimin e klubit Vllaznia në faqen e saj zyrtare në “Facebook” .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!