Revolucioni te Barcelona, Bartomeu afron zgjedhjet…

Zgjedhjet presidencale të Barcelonës me 15 mars 2021.

Ronald Koeman, tashmë i dakortësuar për timonin e Barcelonës, pret të prezantohet ditët në vijim (ndoshta të mërkurën) te “blaugranët”, të cilët sot pas takimit të kryer në klub, kanë zyrtarizuar paraprakisht shkarkimin e Kike Setien.

Sakaq, skuadra e Barcelonës njofton, se Ter Shtegen duhet t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e djathtë, ndërsa me shumë gjasa operimi do të kryhet nesër nga Dr. Cugat.

Ndërkaq, furia e lojtarëve që listohen për të ikur, gjejnë strehë te Junajtid në Premier. Sipas “Manchester Evening News”, Vidal, Umtiti, Rakitiç dhe Dembele janë piktuar nga Solskjaer. Me Arturo Vidal që mund të arrijë te ‘Djajtë e kuq’ vetëm me formulë ndërrimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!