Kevin De Bryne, lojtari i vitit në Premier…

Nuk ia doli të shpëtojë Sitin nga eleminimi i mbrëmshëm por as të fitojë titullin në Premier por belgu i ‘qytetarëve’ Kevin De Bryne, është shpallur lojtari më i mirë i sezonit 2019/20 në Premier League.

Mesfushori belg në këtë garë individuale, la prapa treshen e Liverpul, Sadio Mane, Xhordan Henderson e Trent Alexander-Arnold.

Futbollisti i skuadrës kombëtare belge, luan prej vitesh rolin e liderit te Siti i Guardiolës duke shënuar shpesh gola deçizivë e dhënë asiste.

Mesfushori luan që prej edicionit 2015-16 me ‘qytetarët’ duke fituar dy tituj kampionë në Angli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!