Pamje mahnitëse nga tifozët në ‘Rostov Arena’

Rusia ka kthyer tifozët, vendosja në tribuna spektakolare.

Janë luajtur takimet e javës së dytë në Rusi ndërsa këto çaste po zhvillohen dhe dy takiet e mbetura në kalendar.

Në Moskë, Lokomotiva është duke fituar 1-0 me Krasnodarin (minuta e 85′) ndërsa kampionët në fuqi të Zenitit po kryesojnë 0-1 (pjesa e parë) në fushën e Rostovit.

Por ajo që po duket disi spaktakolare në ‘Rostov Arena’ lidhet me praninë dhe vendosjen e tyre në tribuna në mënyrë protokollare. Kur aktivitetet sportive të rëndësishme në Europë luhen pa tifozë, pamjet përmes fotografisë ardhur nga Rusia, janë vërtetë mahnitëse.

Sakaq, Akhmat Grozni i Roshit dhe B Berishës u mund dje në Moskë 2-0 nga Spartaku vendas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!