Aleksandër-Arnold, “Lojtari i Ri” më i mirë…

Mbrojtësi i Liverpulit, Trent Aleksandër-Arnold është shpallur “Lojtari i ri” më i mirë i Premier League për sezonin 2019/20.

Aleksander-Arnold, i nominuari gjithashtu në listën e “Lojtarit të Vitit”, ishte një futbollist i rëndësishëm në fitimin e titullit të Liverpulit, ku ai regjistroi 13 asistime dhe shënoi 4 gola.

21-vjeçari i kombëtares së Anglisë, mposhti treshen e Mançester Junajtid me emra si Markus Rashford, Antoni Martial dhe Mason Grinvud për çmimin “Young Player” dhe së bashku me ta, edhe duetin e Çelsit, Mason Mount dhe Kristian Pulisiç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!