Moraes, braziliani firmos për Kastriotin

Kastrioti po punon intensivisht për të formuar skuadrën kompetitive të edicionin 2020-21. Fakti që krutanët nuk do mund të luajnë në shtëpi për shkak të mungesës së impiantit të tyre, e bën presidencen dhe teknikun Ramazan Ndreu, të joshin lojtarë cilësorë për të veshur fanellën e kuqe të kastriotëve.

Kështu, Agnaldo Moraes, është lojtari me i ri i Kastriotit. Mesfushori nga Brazili, ka firmosur me klubin dhe prej ditës së sotme i është bashkuar skuadrës së Ndreut në stërvitje.

Moraes ka luajtur me disa ekipe të njohura, si Molde në Norvegj, Rops në Finlandë, por edhe në Brazil me Vila Novo dhe Desportivon. Ai ka patur edhe grumbullime sporadike me Mançester Junajtid.

Klubi e zyrtarizon në rrjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!