Barcelona në turpërimin historik

Champions League, “Final 8”: Bajerni në gjysmëfinale, Barcelona prek fundin… Barcelona-Bajern Mynih 2-8

Bajerni turpëron Barcelonën dhe yjet e skuadrës katalanase në ‘Da Luz’ të Lisbonës. Ndeshja në kuadër të gjysmëfinales mes të mëdhave e konsideruar si finale e parakohshme, nisi me spaktakëlin e garantuar.

Dy gola në 7 minuta për një përballje titanësh, i dhanë kësaj sfide trendin e golave të shumtë. Fillimisht Bajern me Myler dhe më pas Alaba që dërgon në portën e Nojer një top-gol.

Flik, trajneri bavarez nuk i beson syve për këtë autogol karambolesk, por kjo situatë mbetet kalimtare, pasi të besuarit e tij, asgjësojnë çdo qelizë “blaugrane” të inicuiar nga Setien në pankinë dhe Mesi me shokë në fushë.

Ivan Perisiç në të 21-tën nga pozicioni i majtë, rikthen shifrat në 2-1 për Bajernin. Por për ti dhënë goditjen vrastare spanjollëve mendon Gnabri teksa në të 27-tën krijon hapësirën në mbrojtjen prej ‘letre’ të Barcelonës dhe bën 3-1.

Bajerni pa mëshirë, godet sërish dhe këtë radhë Tomas Myler shënon të katërtin për kampionët gjermanë dhe të dytin personal. Kontrata e rinovuar pak muaj më parë, ka vlejtur… Për Tomas, kjo ishte gara numër 113 në Champions. Askush si ai në Gjermani.

Fraksioni dytë nuk ndryshon asgjë .Fillimisht Barcelona shkurton diferencën me Suarez në 57-tën, por Bajern rikthen shpejt diferencën me Kimish, pas një asisti të Dejvis në të 63. Minutat në vijim ofrojnë Barcelonën e shpërfytyruar.

Levandovski? Shënon të gjashtin në të 82′. Sërish ka gol dhe nëse harrohet ndonjë ‘nëpër shënime’ duhet pyetur Kutinjo, teksa i futur si zëvendësues, godet për golin e 7-të. Por turpërimi nuk ka fund. Sërish Kutinjo për bavarezët për 2-8. Katastrofë.

Barcelona në turpërimin historik. Cikël i mbyllur, ndoshta mjeti i kthimit mund të ‘humbë’ edhe rrugën për t’u kthyer. Setien i pari… Ai ka një stallë lopësh që e pret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!