Barcelona-Bayern dhe… ‘Da Luz’

Finalja e parakohshme Barcelona-Bayern Mynih, sot në ‘Da Luz’ të Lisbonës, në 21:00. Dy klubet e mëdha europiane, padyshim favorite për të fituar trofeun, duan gjysmëfinalen.

Do ju duhet të përzijnë kartat e të nxjerrin më të mirën. në një impiant ku do të dëgjohen vetëm efektet e improvizuara të himnit të Champions League.

Setien i ka të gjithë dhe Mesi gati të tregojë se mes tij dhe klubit, nuk ka krisje…

Në anën tjetër gjigandët bavarezë (çuditërisht favoritë nga bookmakersat), gati të përmbushin misionin me idetë e reja të Hansi Flik. Titulli, Kupa e Gjermanisë dhe tani synimi i Champions League. Jemi në kërkim të biletës gjysmëfinale…

Formacionet e mundshme:

Barcelona: Ter Shtegen, Semedo, Pike, Lengle, Alba, Serxhi Roberto, Buskets, De Jong; Vidal, Mesi, Suarez. Trajner: Kike Setien.

Bajern Mynih: Nojer, Kimish, Boateng, Alaba, Dejvis, Goretzka, Tiago Alkantara, Gnabri, Myler, Koman, Levandovski. Trajner: Hansi Flik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!