Skuadrat europiane, zgjedhin strehëzat respektive…

Tirana, Kukësi, Laçi dhe Teuta, pasi kanë mësuar kundërshtarët në kontinent, kanë nisur të perfeksionojnë përgatitoret që do t’i dërgojnë te takmiet respektive europiane me një përballjeje.

Tirana ka ditë që është spostuar në Pogradec, teksa sot ka parashikuar një test miqësor me vendasit e Pogradecit. Bardheblutë ndeshën me 19 gusht në Gjerorgji me Dinamo Tbilis për Champions League.

Kukësi, me afrimin e Gegës në timon dhe me disa ndyshimë rrënjësore në përbërje, në prag të ndeshjes shtëpiake me Slavian e Sofjes në ‘Air Albania Stadium’, është duke u ushtruar në Tropojë.

Ndërkaq Laçi i Cungut, prej një javë po stërvitet në kompleksin e tij në Laç, por bardhezinjtë përpara se të udhtojnë drejt Azerbajxhanit për t’u përballur me Keshlën, do të spostohen në Pezë-Helmës. Së paku, kështu flitet te kampi kurbinas.

Qyteti i Pukës dhe stadiumi ‘Ismail Xhemal’, do të presin fituesit e Kupës së Shqipërisë, Teutën e Durrësit. Temperaturat më të ulta se në vijën bregdetare, kanë ndikuar për këtë lëvizje të durrsakve të Edi Martinit, teksa sikundër Kukësi dhe Laçi, do të luajë me 27 gusht. Teuta në ‘Niko Dovana’ me Beitar Jeruzalem për Europa League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!