Muçi po ai, gola dhe finesë në miqësore…

Miqësore në Pogradec: Pogradeci- Tirana 0-3

Tirana në prag të ndeshjes me Dinamo Tbilis po përpiqet të jetë sa më e plotë dhe kualitative. Paralelisht me seancat e ditës, bardheblutë po punojnë edhe për forcimin e grupit.

Drejtuesit kanë pikasur në Ganë, Derrik Sasrakun, i cili me gjasa do të marrë vendin e Ngosë në sulm. 26-vjeçari, vjen nga skuadra e Medeame.

Ndërkaq, sikurse ishte parashikuar, skuadra e Tiranës me pozicionim gjeografik këto ditë në Pogradec, luajti një test miqësor pikërisht me skuadrën vendase të Kategorisë së Parë.

Kampionët nuk e disikutuan për asnjë moment fitoren, teksa me shifrat 0-3, vijuan treguesit e mirë të edicionit që sapo u mbyll. Në gol shkoi talenti Ernest Muçi dy herë (35’; 45’), ndërsa të tretin e shënoi Avdiaj (78’) .

Në këtë miqësore trajneri Egbo vendosi të rreshtojë në formacion e Tiranës: Lika, Toli, Vangjeli, Hoxhallari, Ismajlgeci, Kale, Batha (C), Çelhaka, Torasa, Kobina, Muçi. U aktivizuan edhe: Qirko, Vrapi, Muça, Stafa, Sefa, Najdovski, Toshevski, Nuriu, Halili, Avdijaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!