Atalanta-PSG hap “Final Eight”

Starton sot në ‘Da Luiz’ të Befikës, ‘Final 8’, formati i ri në Champions League për edicionin 2019-20.

Do të jenë Atalanta-Pari SG, dy skuadrat e para çerekefinaliste, të cilat nisin sot sfidën nën ethet e kompeticionit më të rëndësishëm në Europë, duke nisur nga ora 21:00. (Ndeshja për 90 minuta në rast barazimi kalon në shtesë dhe më pas penalltitë).

Zikaltërit e Xhan Piero Gasperinit janë e vetmja skuadër e Seria A, që mban lart flamurin e të mëdhave italiane në Champions.

Ndërkaq, tekniku i bergamaskëve do të ketë mungesën e portierit Golini, sulmuesit Iliçiç dhe Palominos të dëmtuar.

Paris SG e teknikut Tuhel, vjen me dy trofe të fituar, në dy takimet e vetme që kampionia e Francës ka luajtur muajin e fundit.

Marko Verrati i dëmtuar dhe Di Maria me kartonë, nuk kanë shanse aktivizimi, ndërsa Mbape është grumbulluar dhe do ta nisë nga stoli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!