Bardheblutë, zyrtarizojnë Najdovskin…

Klubi kryeqytetas i Tiranës ka zyrtarizuar Filip Najdovski, si lojtarin më të ri të saj. Mesfushori 27-vjeçar, i cili ka luajtur me skuadrën e Vardarit të Shkupit, është bashkuar që mbrëmjen e djeshme me bardheblutë në Pogradec.

“Filip Najdovski vishet bardheblu!
Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Filip Najdovski. Mesfushori me tipare sulmuesi ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri. 27 vjecari i është bashkuar sot skuadrës në Pogradec ku po zhvillohet faza përgatitore. I urojmë suksese me fanellën e re,”
– shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit të Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!