Telushi ‘ushtar në veri’

Bruno Telushi zyrtarizohet si futbollist i Kukësit. Mesfushori 29-vjeçar prej ditësh flitej për një kalim te verilindorët ndërsa sot ka ardhur firma.

Vlonjati ka firmosur kontratën dy vjeçare. Telushi ka luajtur për shumë vite në Kategorinë Superiore duke rezultuar ndër mesfushorët ‘shkatërrues@ më të mirë.Edicionin e kaluar si pjesë e skuadrës së Partizanit fitoi titullin kampion.

Njoftimi:

“Bruno Telushi është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori 29-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratën dy vjeçare. Telushi ka luajtur për shumë vite në Kategorinë Superiore por edhe jashtë, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Partizanit ku edhe ka fituar një herë titullin kampion.

Telushi ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë.

Mesfushori vlonjat ka udhëtuar sot drejt Tropojës ku do të bashkohet me ekipin për të nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Slavia Sofias. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Telushi! Mirë se vjen Bruno.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!