UEFA anullon ndeshjen, Drita në karantinë

Sipas ‘Belfast Telegraph’, ndeshja ka mbetur nën mëshirën e Komitetit të Etikës së UEFA-s, e cila mund t’i japë fitoren në tavolinë skuadrës nga Belfasti.

UEFA, në bashkëpunim me organet shëndetësore zvicerane, ka anulluar ndeshjen Drita-Linfield, e vlefshme për paraeliminatoret e Champions League, planifikuar për t’u zhvilluar sot më 11 gusht, në orën 18:00, në Nion të Zvicrës.

Shkak për këtë është bërë fakti, se një futbollist i dytë kosovar, pas rastit të parë të ndeshjes me andorrianët e Inter Eskaldes, ka rezultuar i infektuar me Covid-19, njofton organi më i lartë i futbollit europian.

Mësohet gjithashtu, se autoritetet zvicerane kanë vendosur ta mbajnë të tërë skuadrën e Dritës dhe stafin e tyre drejtues në karantinë, duke futur në dyshime mundësinë e zhvillimit të ndeshjes ndaj kampionëve irlandezo-veriorë të Linfieldit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!