Telushi një ‘partizan’ i Kukësit

Bruno Telushi mesfushori vlonjat i Partizanit i ka dhënë lamtumirën të kuqëve duke u larguar me mllef nga skuadra me të cilën u shpall kampion verën e kaluar. Në një postim në rrjete, ‘ushtari’ ka deklaruar se Partizani nuk i ofroi bashkëpunim duke e konsideruar jashtë planëve.

Megjithatë klubi i Partizanit e ka falenderuar ish- futbollistin e tij në një postim zyrtar. Gjithësesi, mësohet se eksperti i mesfushës në Superiore, ka gati skuadrën e re. Me gjasë, Telushi do prezantohet te Kukësi i ‘ri’ i Skënder Gegës.

Postimi i Partizanit

Klubi i futbollit Partizani falënderon publikisht Bruno Telushin për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe. Mesfushori 29-vjeçar ishte një prej shtyllave të ekipit dhe protagonist, sidomos përgjatë sezonit 2018 -2019, ku edhe me meritë u shpall Kampion i Shqipërisë me Partizanin.

Falë kontributit, punës dhe përkushtimit në arritjen e trofeut të kampionit ai fitoi respektin e stafit, drejtuesve dhe tifozëve të shumtë në mbarë vendin, të cilët do t’i jenë gjithmonë mirënjohës “Ushtar” Telushit.

Partizani, duke falënderuar dhe një herë Bruno Telushin për emocionet dhe performancën që dhuroi si pjesë e 16-të herë kampionëve të Shqipërisë, i uron njëkohësisht shumë fat në jetë dhe në karrierën e tij sportive. Faleminderit Bruno Telushi!”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!