Tevez edhe një edicion me Bokën…

Karlos Tevez, 36 vjeç, ka zgjatur kontratën e tij me Boka Xhuniors deri në qershor 2021. Sulmuesi i njohur argjentinas pas një jave bisedimesh, më në fund ka zgjatur kontratën. Konfirmimi vjen nga klubi i futbollit Buenos Aires.

Tevez ka shënuar nëntë gola këtë sezon dhe ka regjistruar dy asistime në 17 ndeshje të ligës për Bokën.

Argjentinasi tha në qershor se do dëshironte të përfundonte karrierën e tij me Corinthians ose Uest Ham. Më pas ndyshoi mendje dhe firmosi edhe për një sezon me skuadrën aktuale.

Përpos Corinthias dhe Uest Hemit, Tevez ka luajtur edhe për Mançester Junajtid, Mançester Sitin, Juventus dhe Shanghai Shenhua.

Për shkak të pandemisë globale, edhe në Argjentinë futbolli uli qepenët në mes të marsit. Megjithatë qeveria përmes një ligji enkas për sportin,ka lejuar skuadrat të kthehen në stërvitje duke nisur nga 10 gushti.

Ende nuk ka një datë zyrtare për fillimin e kampionatit elitar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!