Zyrtarizohet Kallaku: Klubi i uron mirseardhjen

Kallaku në prezantim: “Dua që ne të vazhdojmë me fitoret në sezonin e ri”

Sherif Kallaku prezantohet zyrtarisht te Lokomotiva Zagreb. Ish- mesushori i Teutës pati arritur akrodin pak javë më parë me kroatët e Lokomotivës aty ku edicionin e kaluar u aktivizuan 5 futbollistë shqiptarë.

Largimi i Uzunit për te Ferencvarosh në Hungari dhe Kastartit të Dinamo Zagreb, duket se reduktoi grupin e mbetur me Çokaj, Tuci, Mersinaj por nga sot ata do të jenë sërish forcë e ‘parë’.

Kallaku sikurse Uzuni, Çokaj, Mersinaj dhe Tuci, me të përbashkëten se kanë veshur në të kaluarën fanellen e Laçit. Teuta skuadra që e shiti fantazistin kuqezi,përfitoi 150 mijë euro dhe ruajti 10% të vlerës së kartonit.

Urimi i Lokomotivës për Kallakun.

“Lokomotivës iu bashkua një nga talentet më të mëdhenj shqiptarë, mesfushori i ri Sherif Kallaku. Sherifi është kapiteni i Kombëtares shqiptare U21, për të cilën luajti 14 herë. Ai vjen nga Teuta shqiptare, për të cilën ka luajtur 31 ndeshje sezonin e kaluar dhe shënoi 14 gola.

Unë i njoh të gjithë djemtë e Lokomotivës nga Kombëtarja shqiptare, kështu që do të jetë më e lehtë për mua të përshtatem në mjedisin e ri. Kam ndjekur ndeshjet e Lokomotiva nga afër. Unë dua që ne të vazhdojmë me fitoret në sezonin e ri!”

Mirësevini Kallaku!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!