Ankandi: Magno, “Nejmari i ri”, 45 mln. euro

Liverpuli nis “kontaktet” me Vasko da Gama mbi një sulmues 18-vjeçar, Talles Magno, të cilin klubi brazilian e ka bllokuar me klauzolën e lirimit prej 45 milionë.

Talles Magno, 18 vjeç, konsiderohet një nga yjet më të ndritshëm në rritje të Vasko da Gamës, por gjendja financiare e klubit mund të bëjë që brazilianët ta shesin më lirë xhevahirin e tyre.

Raportet nga Brazili, shprehen se Liverpuli është klubi më i fundit europian që krijon kontakte me Vasko Da Gamën. Sevilja, Bayer Leverkusen, Lilë dhe Paris SG, janë të tjerë që pyesin për Talles Mangon, të cilin e përshkuajnë “Neymar i radhës”.

18-vjeçari, i cili është në gjendje të luajë si qendër përpara, ose në krahun e majtë të sulmit, konsiderohet një nga perspektivat më të ndritura në futbollin brazilian. Magno bëri një pjesë të vogël ndeshjesh për Vaskon në kampionatin shtetëror, Kupën e Brazilit dhe “Copa Sudamericana”, ndërkohë që ishte bërë pjesë e skuadrës së të rriturve që në 2019-tën.

Sulmuesi ishte pjesë e skuadrës përfaqësuese të Brazilit, që fitoi Kupën Botërore FIFA U-17, duke shënuar dy gola gjatë dhe spikatur për lojën e tij të talentuar dhe plot fantazi. Tani Mango ka kaluar me ekipin U-19, ku ka shënuar 3 gola në 6 ndeshje.

Të vetëdijshëm për potencialin e tij, Vasko ka nënshkruar Magno në një kontratë të re nëntorin e kaluar, që zgjat deri në vitin 2022, me një klauzolë lirimi prej 45 milionë eurosh.

Por, sipas “Yahoo Esportes”, Liverpuli ka bërë kontakte me klubin brazilian për të përcaktuar nëse një transferim është i mundur në kohën aktuale. Ata raportojnë gjithashtu se klubet franceze Lile dhe Paris SG gjithashtu mund të hyjnë në garë për të nënshkruar me të riun, pa anashkaluar Seviljen, Bayer Leverkusen, por edhe Krasnodar.

Besohet, se Vasko De Gama, në vështirësi financiare, mund të jetë e gatshme ta shesë Magnon edhe për më pak sa 18 milionë, edhe pse klubi brazilian shpreson të përfitojë nga një luftë ofertash midis europianëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!