S’ka pushime, Rusia nis kampionatin e ri

Sot fillon edhe sezoni i ri i Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, i cili fillon këtë pasdite me duelin e parë Vardar-Borec.

Nuk ka kohë për pushime. Sidomos në kohë pandemie globale, ndërsa askush nuk ia di ‘fundin’ së keqes së madhe që prej muajsh kërcënon njerëzimin.

Pas kampionatëve të futbollit në aktivitet, Serbia u ‘njoh’ nga UEFA si kampionati i parë në Europë, që startoi me edicionin e ri futbollistik 2020-21 javën e kaluar.

Por një tjetër kampionat nis sot. Ai i përket Rusisë, e cila dje luajti Superkupën, me Zenitin triumfues ndaj Lokomotivës së Moskës, 2-1.

Kësisoji Odise Roshi dhe Bernard Berisha në forcë të Ahkmat Groznit, pas shpëtimit të sezonit vetëm pak javë më parë duhet të ndezin motorët për sezonin e ri.

Sot në në 15.00 hap çifti Kimki-CSKA Moskë, ndërsa në 17:30 pason Tambov- Rostov. Nesër Ahkmati çeçen, luan në transfertë ndaj Arsenal Tulës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!