Jo vetëm Predrinjo, Kavani drejt Benfikës


Zhorge Zhezus, trajneri i njohur portugez i cili la Flamengon në Brazil për t’iu bashkuar sërish Befikës, ka nisur gjuetinë për të konturuar skuadrën e madhe portugeze.

Raportimet nga Uruguaji flasin se idhulli i tyre Edinson Cavani 33 vjeç, pas PSG-së do t’i bashkohet Benfikës në Portugali.

Por dhe “Diario Record” thotë se ish-bomberi i Napolit, pritet të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare me pagë vjetore diku te 2.5 milionë euro.

Jo vetëm kaq por kjo lëvizje evntuale e Kavanit, pritet të shoqërohet edhe me një bonus prej 8 milionë eurosh. Palët po punojnë intensivisht.

Ndërkaq, klubi i “shqiponjave”, pas nënshkrimit të Aragones po punon edhe për afrimin e talentit brazilian Pedrinjo, për të cilin në thonë se ka mbërritur në Lisbonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!