Pankina e Juves, në kërkim të një “pronari”

Ndërkohë që drejtuesit e klubit bardhezi të Juventusit kanë shkarkuar Sarrin, pas eliminimit nga Champions League prej francezëve të Lilë, shtypi përtej Adriatikut ka nisur të hamendësojë kandidatët e mundshëm, që mund të ulen në vendin vakant të “Zonjës së Vjetër”.

Pankina e Juventusit tani po kërkon një pronar. Largimi i Sarrit ka hapur “vallëzimin”, klubi është në kërkim të një pasardhësi, për të rifilluar me entuziazmin e humbur. Presidenti Anjeli, i dyzuar. Ja disa prej kandidaturave të përfolura:

Simone Inzagi (nën kontratë me Lazio): Eshtë një emër që drejtuesve të Juves me të vërtetë u pëlqen, por ai akoma është i lidhur në një kontratë me Lacion. Lotito nuk ka gjasa të lejojë trajnerin, me të cilin ai tashmë ka filluar të planifikojë sezonin e ardhshëm. Tani për tani nuk ka asnjë kontakt, edhe sepse Inzagi ishte sot në klinikën, ku lindi djali i tij Andrea.

Roberto Mancini (trajner i Italisë): Mund të ishte një tjetër zgjidhje intriguese për Agnjelin, por edhe në këtë rast, shumë e vështirë për t’u përfunduar. Trajneri është nën kontratë me FIGC dhe ka vite që punon për të luajtur për Europian e shtyrë këtë vit. Eshtë e vështirë për të, që t’i kërkojë Gravinës ta lirojë, ashtu siç duket e vështirë për FIGC ta lëshojë atë, duke ndërprerë një rrugë deri tani të duartrokitur.

Andrea Pirlo (trajneri aktual i Juventus U-23): Ai u prezantua javën e kaluar nga të gjithë drejtuesit e lartë të Juventusit, me Anjeli në krye. Ai është padyshim një i paracaktuar, i zgjedhur nga drejtuesit e klubit për të trajnuar ekipin e parë në të ardhmen. Evolucioni i gjërave, gjithashtu mund ta çojë atë të shpejtojë kohërat.

Masimiliano Alegri (trajner i lirë): Eshtë një nga thashethemet më të përsëritura në orët e fundit, por duket se është një nga gjurmët që duhet të përjashtohet me siguri gati totale. Alegri nuk duket aspak i entuziazmuar për një rikthim te Juventus, nga i cili u nda sezonin e kaluar.

Mauricio Poçetino (trajner i lirë): Ai është një nga trajnerët e mëdhenj në treg, që ka përvojë të madhe ndërkombëtare. Ai e çoi Totenhemin deri në finalen e Champions League, luan një futboll proaktiv dhe ka origjinë piemonteze (familja ishte me origjinë nga Virle Piemonte, një fshat 30 kilometra nga Torino). Mund të jetë një zgjidhje për të mbajtur vëmendjen.

Zinedine Zidane (trajner i Real Madrid): Eshtë një nga zgjidhjet më të preferuara të tifozëve, por ende ai është e lidhur me Real Madrid. Ndoshta do të ishte më e pajtueshmja me Kristiano Ronaldon, me të cilin bëri para e pasuri para lamtumirës së CR7 nga Spanja. Pas eliminimit të mbrëmshëm ndaj Sitit, ai nuk e sqaroi të ardhmen e tij, një pistë sigurisht që duhet të ndiqet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!