36-vjeçari Robinjo mbyll aventurën turke…

Pasi u shpall edhe kampion i Turqisë, braziliani Robinjo e mbylli bashkëpunimin e tij me skuadrën Basaksehir të Stambollit. Lajmin e bën të ditur vetë klubi turk nëpërmjet një deklarate:

“Falënderojmë Robinjon, i cili është një sportist shembullor, me personalitetin dhe karakterin e tij të përulur. Për përpjekjet e tij në klubin tonë dhe i urojmë suksese në pjesën tjetër të karrierës së tij.”

Aventura e brazilianit të njohur 36-vjeçar Robinjo, në Turqi filloi te Sivasspor në janar të vitit 2019, nga ku, në verën e kaluar u transferua te Basaksehir. Me kampionët e Turqisë, ai ka luajtur 15 ndeshje dhe nuk ka shënuar asnjë gol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!