Guardiola, me sytë nga “Mister 120-mln”!

Super talenti Zhoao Feliks ishte lojtari më i shtrenjtë  gjatë merkatos së verës vitin e kaluar me transferimin e tij te Atletiko Madrid. Spanjolët derdhën në kasafortën e Benfikës së Lisbonës 126 milionë euro për ta bërë të tyrin 20-vjeçarin.

Por talenti i portugezit e ka impresionuar Mançester Sitin, më saktë trajnerin Pep Guardiola, të cilit i kanë mbetur sytë te Feliks. Siç raporton “The Athletic”, Siti po kërkon një pasardhës me afat të gjatë për sulmuesin Serxhio Aguero (32 vjeç).

Meqenëse Feliks ka një kontratë me madrilenët deri në vitin 2026, Atletiko me siguri për yllin e saj portugez, do të kërkojë në rangun tre shifror të milionave. Ndoshta me 150 milionë, madrilenët mund të tundohen për ta lënë të lirë Zhoao Feliks…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!