Pedro operohet, falënderon fansat…

Në finalen e “FA Cup”, sulmuesi Pedro në fundin e ndeshjes doli i dëmtuar nga fusha, pas një përplasjeje me portierin e “topçinjve”, Emiliano Martinez. Kjo ishte edhe ndeshja e fundit e spanjollit me “blutë”, pas gati pesë vjetësh në klubin londinez të Çelsit.

Pedro ka nënshkruar një marrëveshje 2-vjeçare me skuadrën italiane të Romës, por me gjasa sulmuesi do ta humbasë fillimin e sezonit të Serisë A. Në Instagram, spanjoli nëpërmjet një selfie në shtratin e tij në spital, konfirmon se i është nënshtruar një operacioni i tij, i cili ka shkuar mirë.

“Ndërhyrja kirurgjikale shkoi mirë, unë do të kthehem së shpejti. Ishte për të ardhur keq që nuk e fituam FA Cup. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj,”– shkruan Pedro për fansat e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!